Pas bisedës me Donald Trump, Vladimir Putin telefonon presidentin iranian për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit

Data

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin iranian Masoud Pezeshkian për të diskutuar situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

Sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini, gjatë bisedës u diskutua konflikti i vazhdueshëm në rajon, i cili sipas Moskës është nxitur nga “sulmi izraelito-amerikan kundër Iranit”.

Putin theksoi gjatë telefonatës qëndrimin e Rusisë në favor të një uljeje të menjëhershme të tensioneve dhe të zgjidhjes së konfliktit përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

“Presidenti rus riafirmoi qëndrimin e tij parimor në favor të një deeskalimi të shpejtë të konfliktit dhe të një zgjidhjeje me mjete politike”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Telefonata me presidentin iranian vjen vetëm një ditë pasi udhëheqësi rus zhvilloi një bisedë telefonike edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku u diskutua gjithashtu situata e tensionuar në rajon dhe zhvillimet e fundit në konflikt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related