Studio prestigjioze “Herzog & de Meuron” fiton garën për transformimin e Pallatit të Kongreseve, projekti parashikon shesh publik dhe pyll urban

Data

Një nga objektet më ikonike të kryeqytetit pritet të marrë një pamje të re. Studio ndërkombëtare e arkitekturës Herzog & de Meuron është shpallur fituese e garës për rikualifikimin e Pallati i Kongreseve, duke prezantuar një projekt që synon modernizimin e kompleksit përmes ndërhyrjeve minimale dhe integrimit më të madh me hapësirën publike.

Sipas konceptit të paraqitur nga ekipi fitues, projekti respekton identitetin ekzistues të ndërtesës, ndërsa synon ta hapë atë më shumë ndaj qytetarëve dhe jetës urbane të Tiranës.

Arkitektët kanë parashikuar katër deri në pesë ndërhyrje kryesore, ku elementi më i spikatur është krijimi i një brezi të gjelbër rreth kompleksit. Kjo hapësirë do të funksionojë si një “dhomë pritjeje” urbane për vizitorët dhe përdoruesit e Pallatit të Kongreseve.

Projekti përfshin gjithashtu:

  • Ndërtimin e një sheshi të ri publik për aktivitete dhe evente;
  • Riorganizimin e lëvizjes së këmbësorëve për akses më të lehtë;
  • Krijimin e një atriumi të madh që zbret gradualisht drejt niveleve të poshtme të objektit;
  • Integrimin e elementeve natyrore që krijojnë efektin e një “pylli urban” brenda kompleksit.

Qasja e studios zvicerane synon të ruajë karakterin arkitektonik të ndërtesës ekzistuese, duke e kthyer njëkohësisht Pallatin e Kongreseve në një hapësirë më të hapur, funksionale dhe të lidhur me jetën publike të qytetit.

Projekti konsiderohet një nga ndërhyrjet më të rëndësishme urbane të viteve të fundit në Tiranë dhe pritet të transformojë mënyrën se si përdoret dhe perceptohet Pallati i Kongreseve nga qytetarët dhe vizitorët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related