Pas aksidentit tragjik që i mori vëllanë, Gjesti thyen heshtjen: “Ju kam pasur gjithmonë në zemër”

Data

Këngëtari Gjesti ka reaguar për herë të parë publikisht pas humbjes tragjike të vëllait të tij, duke ndarë një mesazh emocional me ndjekësit.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, ai falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë atij dhe familjes së tij në këtë periudhë të vështirë. Gjesti shprehet se ka zgjedhur të qëndrojë larg rrjeteve sociale për t’u përqendruar te vetja dhe familja, por thekson se mbështetjen e publikut e ka ndjerë gjithmonë.

“Ka kaluar kohë që nuk jam shfaqur. Ju falënderoj nga zemra që më keni qëndruar pranë mua dhe familjes sime në këtë periudhë të vështirë. Ishte e rëndësishme për mua të rrija larg rrjeteve sociale dhe të merresha me veten dhe familjen,” shprehet ai.

Në mesazhin e tij, këngëtari ndau edhe një lajm për fansat, duke bërë të ditur se në janar të vitit 2026 do t’i rikthehet muzikës.

“Ju kam pasur gjithmonë në mendje dhe në zemër, ashtu siç më keni pasur edhe ju mua. Ju uroj të gjithëve Vitin e Ri me shëndet, lumturi dhe familje. Të tjerat vijnë vetë. Në janar të vitit 2026 i rikthehem muzikës, aty ku e kam vendin,” përfundon ai.

Mesazhi i Gjesti është pritur me reagime të shumta mbështetëse nga ndjekësit, të cilët i kanë shprehur ngushëllime dhe i kanë uruar forcë në këtë moment të vështirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related