Vlora 4 ditë pa ujë, Këlliçi i përgjigjet Ramës: Përtej qesharakes, faji hidhet te opozita

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e ujit të pijshëm në Vlorë prej katër ditësh, ku përgjegjësia u atribuua tubacioneve të instaluara në vitin 2009.

Në reagimin e tij publik, Këlliçi e cilëson këtë deklaratë si “përtej qesharakes”, duke theksuar se përgjegjësia për gjendjen e infrastrukturës bie mbi qeverinë aktuale, e cila sipas tij ka 13 vite në pushtet dhe administron drejtpërdrejt edhe Bashkinë e Vlorës.

“Rrënuesi i infrastrukturës së Shqipërisë paska gjetur fajtor tubat e opozitës. Sa herë qeveria përballet me një krizë apo kapet në dështim, fajin e ka gjithmonë opozita”, shprehet deputeti demokrat.

Këlliçi thekson se vetë deklarata e kryeministrit është një pranim indirekt i neglizhencës shumëvjeçare ndaj Vlorës, pasi sipas tij pranohet publikisht se në këtë zonë nuk është investuar që prej vitit 2009.

Sipas deputetit, kjo situatë dëshmon se qyteti është lënë në harresë për vite me radhë, ndërsa përgjegjësia kërkohet të shmanget përmes justifikimeve politike.

Ai vlerëson gjithashtu reagimin e qytetarëve, duke theksuar se vetëm protesta dhe reagimi qytetar e detyruan qeverinë të flasë dhe të ndërhyjë.

“E vetmja gjë pozitive është se zëri i qytetarëve u dëgjua. Kur qytetarët bashkohen, fitojnë”, përfundon reagimin e tij Këlliçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related