Pas rreth 7 orësh shqyrtim, ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve për rritjen e pagave.
Sipas raportimeve, Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar të gjitha palët e përfshira në proces, përfshirë Unionin dhe Shoqatën e Gjyqtarëve, Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin e Shqipërisë.
Në përfundim të seancës, Gjykata është tërhequr për vendim, i cili pritet të shpallet brenda pak ditësh.
