Partia e Lirisë: Reforma Territoriale e vitit 2014 dështoi, fryu administratën dhe la në harresë zonat rurale

Data

Partia e Lirisë ka akuzuar qeverinë për dështimin e Reformës Territoriale të vitit 2014, duke pretenduar se ajo ka sjellë degradim të shërbimeve në zonat rurale dhe rritje të kostove administrative.

Deputetja e Fierit, Brunilda Haxhiu, deklaroi se reforma u hartua për interesa elektorale dhe përqendrim pushteti në bashkitë e mëdha, ndërsa sipas saj fshatrat kanë mbetur pa investime dhe pa përfaqësim.

Sipas Haxhiut, në shumë zona rurale mungon infrastruktura rrugore, ndërsa shkollat dhe qendrat shëndetësore janë në gjendje të rënduar.

Ajo theksoi se mbi 50% e buxhetit të bashkive shkon për pagat e administratës, duke lënë pak fonde për investime publike.

“Fieri, ashtu si gjithë Shqipëria, është shpopulluar në mënyrë të vrullshme, por fryrja e administratës vazhdon duke rritur shpenzimet”, u shpreh Brunilda Haxhiu.

Deputetja kritikoi gjithashtu investimet që, sipas saj, janë përqendruar në projekte fasadash urbane dhe jo në nevojat reale të komuniteteve rurale.

Në reagimin e saj, Haxhiu përmendi edhe problemet në sektorin bujqësor, duke deklaruar se mungesa e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese dhe vaditëse ka sjellë dëme të mëdha për fermerët.

Ajo kundërshtoi edhe vendimin për transferimin e zyrës së Gjendjes Civile nga Cakran në Levan, duke e cilësuar atë si arbitrar dhe larg qytetarëve.

Sipas saj, heqja graduale e institucioneve dhe shërbimeve nga Cakran po çon drejt izolimit dhe degradimit të zonës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related