Pikëpamjet politike të Donald Trump kanë ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadave, por ai ka qenë i qëndrueshëm në një gjë, që nga vitet 1980, ai ka besuar se tarifat janë një mjet efektiv për forcimin e ekonomisë amerikane, raportoi “BBC” dje. Republikani tani ka vënë në rrezik presidencën e tij për të qenë i drejtë. Një ditë më parë, në “Kopshtin e Trëndafilave” të Shtëpisë së Bardhë, i rrethuar nga miq, politikanë konservatorë dhe ministra të qeverisë, Trump njoftoi tarifa të reja të larta për një numër vendesh, aleate, rivalë dhe vende armike. Në fjalën e tij, Trump kujtoi se ka mbrojtur tarifat për një kohë të gjatë, si dhe faktin se ai kritikoi marrëveshjet e tregtisë së lirë si NAFTA dhe Organizatën Botërore të Tregtisë, shkruajnë mediat britanike. Ai njoftoi se në ditët në vijim masat e tij do të hasin në rezistencë nga “globalistët” dhe “interesat e veçanta”, por ai u bëri thirrje amerikanëve që t’i besojnë instinkteve të tij. “Kurrë mos harroni se çdo parashikim që kanë bërë kundërshtarët tanë për tregtinë gjatë 30 viteve të fundit ka qenë krejtësisht i gabuar”, tha presidenti amerikan.
“Bomba bërthamore” në sistemin tregtar, ekonomistët befasojnë me parashikimet, ja çfarë i pret armiqtë e Uashingtonit
Data
