Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, bëri të ditur se gjatë takimit të partive të vogla parlamentare me Misionin Faktmbledhës të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian, prezantoi shqetësimet e forcës politike që përfaqëson mbi situatën aktuale në Shqipëri.
Sipas Blushit, në takim u paraqit një ekspoze e detajuar mbi zhvillimet politike në vend, me fokus te standardet demokratike, proceset zgjedhore dhe funksionimi i shtetit të së drejtës.
Ai përmendi edhe çështjen e arrestimit të Ilir Metës, duke e cilësuar si rast me motivim politik, si dhe ngriti shqetësime për klimën politike dhe funksionimin e institucioneve.
Blushi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve europianë ndaj Shqipërisë dhe theksoi se bashkëpunimi me ta është i rëndësishëm për të ardhmen dhe integrimin europian të vendit.
