22 mln euro për bebet e porsalindura, Rama prezanton bonusin që përfitojnë nënat për vitin 2025

Data

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se buxheti për bebet e porsalindura vitin e ardhshëm do të jetë 22 mln euro.

“22 mln euro janë në buxhet, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025”, tha kryeministri gjatë fjalës në Kuvend.
Rama u shpreh se është rritur ekonomia dhe ulur borxhin publik, duke e konsideruar si ndër më të ulëtin në rajon.

Edi Rama: Ndërkohë deri tani kemi financuar mbi 145 mln euro për bebet e porsalindura! Ndërsa 22 mln euro të tjera janë në buxhetin e 2025, për të gjitha bebet që do të na gëzojnë me ardhjen e tyre gjatë 2025. Kemi rritur ekonominë dhe kemi ulur borxhin publik, ndër më të ulëtin në rajon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related