Partia Demokratike e Shqipërisë miraton fletën e votimit për zgjedhjen e kryetarit, anëtarësia voton nesër për Sali Berisha

Data

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë ka hyrë në fazën finale, ndërsa është miratuar edhe formati i fletës së votimit që do të përdoret nga anëtarësia ditën e nesërme.

Në garë për drejtimin e partisë është vetëm Sali Berisha, i cili kandidon për një tjetër mandat në krye të selisë blu.

Sipas fletës së votimit të siguruar, anëtarët e PD-së do të kenë tre alternativa për t’u shprehur: “pro”, “kundër” ose “abstenim”.

Procesi i votimit pritet të zhvillohet në të gjitha degët e partisë, ndërsa drejtuesit demokratë kanë paralajmëruar pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë.

Zgjedhja e kreut të PD-së vjen në një moment debatesh të forta politike pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit dhe zhvillimeve të fundit brenda opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related