Familja rrezikon të mbytet në Thumanë: lumi Drojë del nga shtrati, kërkohet evakuim urgjent

Data

Moti i keq ka shkaktuar pasoja të mëdha në vend. Një familje me pesë anëtarë në fshatin Dukagjin i Ri të Thumanës është në rrezik, pasi është rrethuar nga uji, i cili ka depërtuar brenda në banesë.

Shkak i përmbytjes është bërë dalja nga shtrati i lumit Drojë, që ka shkaktuar probleme dhe në këtë zonë.

Emergjencat Civile të Prefekturës së Qarkut Durrës kanë kërkuar ndihmën e Ministrisë së Mbrojtjes për të evakuuar familjen në vështirësi. Drejt saj mësohet se janë nisur forcat operacionale të MM dhe pritet të bëhet evakuimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related