Ditën e sotme vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimit, temperaturat do të shënojnë rritje graduale, duke sjellë një ditë tipike me diell dhe qiell të pastër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë deri në 14 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1-3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.
