“Paralajmërojmë në mënyrën më të qartë për kufijtë tanë”, Erdogan mesazh Iranit pas incidentit me raketën në Hatay

Data

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka reaguar pas incidentit të mëngjesit kur një raketë iraniane u rrëzua në provincën Hatay, duke i dërguar një paralajmërim të drejtpërdrejtë Teheranit.

Në deklaratën e tij, Erdogan theksoi se Turqia do të marrë çdo masë të nevojshme për të mbrojtur kufijtë dhe hapësirën e saj ajrore, në koordinim me aleatët e NATO-s.

“Si në incidentin e sotëm, ne marrim çdo masë të nevojshme në konsultim të ngushtë me aleatët tanë në NATO dhe ndërhyjmë menjëherë kur është e nevojshme. Paralajmërimet tona i shprehim në mënyrën më të qartë, në mënyrë që incidente të ngjashme të mos përsëriten”, deklaroi Erdogan.

Duke folur pas një dreke me ushtarët e Komandës së Operacioneve Speciale, presidenti turk theksoi se vendi po forcon vazhdimisht kapacitetet e tij mbrojtëse.

Ai u shpreh gjithashtu se Turqia e ka mbyllur vitin me rezultate rekord në eksportet e industrisë së mbrojtjes dhe të sektorit hapësinor, ndërsa vlerësoi edhe performancën e forcave të armatosura turke gjatë një stërvitjeje të NATO-s në Gjermani.

“Nëse duam të jetojmë në këto toka që janë atdheu ynë i përjetshëm, duhet të rrisim vazhdimisht fuqinë tonë parandaluese”, u shpreh Erdogan.

Në fund të deklaratës së tij, ai theksoi se në këtë periudhë të tensionuar Turqia nuk do të lërë asgjë në dorë të fatit kur bëhet fjalë për sigurinë e kufijve dhe të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related