Siç është bërë traditë, Papa nuk ka ngurruar të bekojë besimtarët që ishin të pranishëm. Disa momente pas mbërritjes, Papa Leoni XIV u pa duke ngritur një foshnje në duar dhe duke e bekuar, ndërsa vendosi dorën mbi kokën e një tjetër fëmije, një veprim i zakonshëm i tij për të dhënë bekime e dashuri.
Papa Leoni XIV ka mbërritur në Sheshin e Shën Pjetrit për ceremoninë e inagurimit, ku ka përshëndetur turmat e mbështetësve. Në vitin 1978, Pali I e ndërpreu këtë praktikë, duke preferuar një ceremoni më të thjeshtë për inaugurimin e tij. Precedenti i tij është ndjekur nga të gjithë papët e mëpasshëm, duke përfshirë dhe Papa Leoni XIV, i cili ka zgjedhur një inagurim pa pompozitetin e kurorës papale.
