Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës në Këshillin e Mandateve, deputetët s’do deklarojnë nëse kanë përdorur…

Data

Atë që u detyruan ta bëjnë policët, nuk do ta bëjnë deputetët, të paktën për momentin. Një propozim i kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi që detyronte deputetët të plotësonin një formular deklarimi për përdorimin ose jo të “SKYECC” apo “EncroChat” është rrëzuar nga mazhoranca. Për opozitën përdorimi në shqip i programeve të enkriptuara, që ishin gjerësisht mjete komunikimi të grupeve të sofistikuara kriminale e që hetimet e fundit të SPAK, kanë dëshmuar lidhje të krimit me shtetin dhe politikën, ndërsa për mazhorancën propozimi po bëhet për populizëm.

Gazment Bardhi, kryetar i grupit të PD: Jua keni kërkuar policëve me 600 mijë lekë rrogë, pse të mos e nisim nga vetja?

Bledar Çuçi, deputet i PS: Bën si i virgjër e i pastër. Po këto Sky dhe Enchro, janë një apo dy të ndryshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related