“Paniku ka shpërthyer” – Alizoti pas lëvizjes së SPAK: Rama i kërcënon prokurorët, jepni dorëheqjen sot!

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ashpër pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar situatën si një moment pa kthim për qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Në një deklaratë të fortë publike, Alizoti akuzon Ramën se është i zhytur në korrupsion dhe krim, ndërsa shton se kërcënimet ndaj drejtësisë me shumicën parlamentare janë shenjë e qartë paniku dhe jo force.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri nuk qeveris më, por fshihet nga drejtësia dhe përpiqet të mbrohet përmes presionit politik ndaj institucioneve të pavarura.

“Kërcënimi që i bën drejtësisë me 83 mandate nuk është forcë. Është panik. Është britma e një njeriu të rrethuar”, shkruan Alizoti, duke theksuar se tashmë “maskat kanë rënë” dhe pushteti është ekspozuar.

Ai shprehet se kryeministri nuk ka më asnjë alibi, pasi sipas tij, korrupsioni ka prekur çdo rreth politik dhe institucional pranë Ramës. Alizoti e përshkruan qeverisjen aktuale si një sistem të kalbur, të mbajtur në këmbë nga interesa personale dhe frika.

Në reagimin e tij, deputeti i PD-së i bën thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen e menjëhershme, për të shmangur atë që e quan një turp historik për vendin.

“Mos e ngarkoni këtë vend me turpin e pashlyeshëm të arrestimit të një kryeministri në detyrë. Nëse ka mbetur qoftë edhe një fije dinjiteti, jep dorëheqjen. Sot. Pa teatër. Pa vonesa”, shkruan Alizoti.

Ai shton se propaganda, shfaqjet publike dhe retorika politike nuk do ta shpëtojnë më kryeministrin, ndërsa thekson se drejtësia po shtrëngon lakun ndaj një sistemi që sipas tij po shkon drejt fundit.

“Shqipëria nuk ta ka borxh këtë turp. Historia nuk i fal hajdutët në detyrë”, përfundon reagimi i deputetit demokrat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related