“Drejtësia është kapur”/ Berisha: Rama ka hyrë në ‘rrethin e kuq’ evropian

Data

A e di ti që ata janë pa asnjë lloj kontrolli mbi tokë?

Të lutëm, a mund të ketë institucion mbi to, pa asnjë kontroll? Zero kontroll. Asnjë lloj kontrolli.

Duhet të ketë padiskutim kontrolle ligjore. Padiskutim që duhet të ketë mekanizma të padiskutueshme.

Të gjejnë mënyrën të mos jenë nga ekzekutivi, por nga ligji patjetër, si jo. Si mund të mos jetë?

Ai kontrollon gjykatësin. E kuptoni apo jo. Prokurorë që kontrollon gjykatësin dhe vetë nuk kontrollohet. S’ka drejtësi në botë kjo. Gjykatësin e kontrollon, vetë jo.

Dhe thoshte që jemi aq të kontrolluar. Po kush të kontrollon ty mor të thua?

Ai fyen çdo njeri me deklaratat e tij.

Unë këtu kam rezulotën e Partisë Popullore Evropiane, të partisë së kancelarit Friderich Merc, Ursula Von Der Leyen, Roberta Macolës dhe 14 kryeminstrave të tjerë të Evropës. Kjo rezolutë emergjente e votuar katër ditë më parë në Valencia, thotë ekzakt se shteti ligjor nuk mbështetet për shkak të kapjes së drejtësisë dhe pandëshkueshmërisë. Kapjes së drejtësisë, të vërtetat vonojnë por absolutisht nuk harrojnë.

Se si e ka kapur Rama. Tek i vetmi që nuk duhet të japë llogari, është Rama. Në asnjë mënyrë nuk duhet të japë llogari tek kryeministri. Jo! Por duhet të ketë mekanizmin ligjor i cili e mbikëqyr dhe vëzhgon. Ai mekanizëm nuk ekziston, por sot, ata që janë përpjekur kanë bërë avokatinë e SKAPI-it në mënyrën më të paimagjinueshme. Kanë marrë një përgjigje, shteruese. Shteti ligjor nuk funksionon për shkak të kapjes.

Nuk është fjala për Sali Berishën këtu, është fjala për Edi Ramën mosndeshkueshmëria, është fjala për Ulsi Manjën.

Është fjala për dosjen ‘184’ ‘339’. Është fjala për kapjen e SPAK-ut.

Ka një hob cilësor sot në qëndrimet ndaj realitetit shqiptar. Dhe ky hob cilësor është arritur 6 muajt e fundit.

E vërteta është që sot për ata që qeverisin Europën, regjimi i Tiranës është një regjim që minon votën e lirë shqiptarëve. Është e shkruar e zezë mbi të bardhë. Është një regjim që shtyp pluralizmin. Nuk ka gjë më të rëndë.

Shtyp pluralizmin thotë. Është një regjim që shtyp opozitën. Është një regjim që bashkëpunon me krimin. Pra, Edi Ramës i është bërë autopsia tashmë dhe unë po e deklaroj që është futur në rreth të kuq, ju garantoj që këto nuk ka forcë në botë që t’ia heqë më Edi Ramës.

Këtu kemi të bëjmë me një gjë. Sigurisht, pushtetin në Bjellorusi e ka Lukashenko. Por diktatori i Bjellorusisë është i damkosur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related