Padia e Veliajt, hidhet shorti në Gjykatën Administrative: Ja gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen

Data

Në Gjykatën Administrative të Tiranës është hedhur shorti për shqyrtimin e padisë së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Çështja do të gjykohet nga gjyqtari administrativ i shkallës së parë, Hazbi Balliu.

Padia është depozituar pak ditë më parë dhe i drejtohet institucionit të Presidentit të Republikës për periudhën 2007–2012, si edhe prokurorit të posaçëm Ols Dado. Në kërkesë, Veliaj pretendon se dekreti i emërimit të prokurorit në vitin 2008 është i pavlefshëm absolutisht, pasi sipas tij, në momentin e dekretimit nuk janë plotësuar kriteret ligjore të detyrueshme për ushtrimin e funksionit.

Kryebashkiaku kërkon gjithashtu që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit të detyrës, të cilat, sipas padisë, janë kryer në kundërshtim me ligjin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related