Kampi refugjatëve në Gjadër, DW: Nuk ka kushte! Avokatët pretendojnë se po shkelen të drejtat e njeriut

Data

Dielli përvëlon në brendësi të Shqipërisë, në aeroportin e vjetër ushtarak në Gjadër është vapë, temperatura është mbi 30 gradë. Një zjarr shihet në një kodër aty pranë, shtëllunga tymi ngrihen në qiellin blu.

Në kantierin e kampit italian për azilkërkuesit në Gjadër, aktualisht puna është ndalur për shkak të vapës, siç parashikon ligjiitalian i punës. Ligjet e Italisë zbatohen edhe në Gjadër, sepse Shqipëriai ka dhënë atij vendi një zonë ushtarake. Ndërtimi i një kampi kontejnerësh për azilkërkuesit nuk kërkonte as leje ndërtimi shqiptare.

3000 migrantë në muaj

Ligji italian aktualisht zbatohet për punëtorët e ndërtimit – dhe në të ardhmen do të zbatohet për më shumë se 3000 emigrantë dhe refugjatë në muaj, kërkesat e të cilëve duhet të trajtohen këtu, domethënë duhet të merret një vendim nëse ata kanë të drejtë azili apo jo.

Në të ardhmen, Italia do të transferojë në Shqipëri personat e shpëtuar në zonën e ujërave ndërkombëtare në Mesdhe. Së pari, në portin e Shëngjinit, ku një kamp i vogël tashmë është gati për pritjen e azilkërkuesve. Ata njerëz duhet të regjistrohen atje, t’u merren shenjat e gishtave dhe të dhënat e tjera – para se të transferohen në Gjadër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related