Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar aksionin e opozitës dhe protestën e paralajmëruar në datën 23 dhjetor. Gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në një studio televizive, Korreshi ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së liderit historik të PD-së, Sali Berisha, i cili pritet të rikthehet në qendër të organizimit të protestës.
“Deri më tani dihet vetëm data e protestës. Me rikthimin e zotit Berisha, mendoj se do të ketë edhe më shumë njerëz, për vetë efektin e pjesëmarrjes së tij dhe udhëheqjes fizikisht të saj,” ka deklaruar Korreshi.
