Opozita akuzon qeverinë për tensionim situate, Koçiu: “Goditësit e policëve janë kriminelë të organizuar”

Data

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, vizitoi në shërbimin e Djegie-Plastikës në QSUT efektivët e Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë përplasjeve në protestën e fundit në Tiranë.

Sipas saj, punonjësit e policisë u plagosën nga molotovë dhe mjete të tjera të rrezikshme të hedhura në drejtim të tyre. Koçiu publikoi edhe emrat dhe moshat e disa prej efektivëve të lënduar, duke theksuar se ata ndodheshin në krye të detyrës kur u sulmuan.

Ministrja u shpreh se personat që goditën policët nuk mund të konsiderohen protestues, por “kriminelë të organizuar”, duke e cilësuar ngjarjen si tentativë vrasjeje dhe jo përplasje proteste. Ajo kërkoi reagim të fortë nga institucionet ligjzbatuese ndaj autorëve të dhunës.

Deklarata e saj vjen në një klimë të tensionuar politike, ku opozita ka akuzuar qeverinë për menaxhim të ashpër të protestave dhe përdorim të tepruar force, ndërsa qeveria këmbëngul se dhuna ndaj policisë është e organizuar dhe e nxitur.

Ngjarjet e fundit kanë thelluar përplasjen mes palëve politike, ndërsa hetimet për incidentet e ndodhura gjatë protestës vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related