Opinioni i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Reagon Bardhi: Konfirmoi se qëndrimi i mazhorancës ishte…

Data

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas zbardhjes së opinionit të Komisioni i Venecias për interpretimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka, ku evidentohet se vendimet e Kushtetueses nuk duhet të kushtëzohen me votën e maxhorancës, pasi ato bazohen ne parimin e besnikërisë kushtetuese.

“Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional”, deklaroi Gazment Bardhi, duke shtuar se, sipas tij, “konfirmoi qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor”.

Kreu i Grupit të PD-së shprehet se Komisioni i Venecias ka konfirmuar drejtësinë e betejës së opozitës, ndërsa theksoi se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare”, thekson Bardhi.

Ai shtoi se “Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance”, duke shtuar se u “konfirmua ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë”.

Postimi i plotë:

Përshëndes me mirënjohje Komisionin e Venecias për opinionin profesional që konfirmon edhe njëherë që qëndrimi i mazhorancës ishte puç kushtetues ndaj shtetit ligjor. Qartësisht Komisioni i Venecias konfirmon drejtësinë e betejës së opozitës, duke ritheksuar se nuk mund të ketë diskrecion politik për respektimin dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin konkret nga i cili u ngrit kjo kërkesë, Gjykata Kushtetuese ka marrë dy vendime dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk duhet të kushtëzohet me votimin nga shumica parlamentare.

Edhe njëherë mashtrimi i Kryetares së Kuvendit me lajme fake të shpërndarë disa ditë më parë doli zbuluar. Komisioni i Venecias i ka dhënë shuplakën më të madhe gjatë këtyre 34 viteve një mazhorance, duke konfirmuar ndërkombëtarisht se moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese me votë politike është i paprecedentë. Qëndrimet thelbësore të Gjykatës Kushtetuese:

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related