Përplasja tragjike e trenave në Tempi, Mitsotakis perballet me votën e mosbesimit në parlamentin grek

Data

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dhe qeveria e tij konservatore po përballen me një votë mosbesimi në Parlament për katastrofën e Tempit pasi partitë opozitare janë bashkuar për të hartuar dhe dorëzuar mocionin.

Mocioni, që pritet të dorëzohet sot në parlament, pason protestat masive në të gjithë Greqinë të premten, ku demonstruesit shprehën zemërim për atë që ata e shohin si keqpërdorimin e vazhdueshëm të qeverisë ndaj përplasjes hekurudhore në Tempi dhe dhënien e ngadaltë të drejtësisë pas saj.

Pas konsultimeve, PASOK, SYRIZA, Nea Aristera (e majta e re) dhe Plefsi Eleftherias (Kursi i Lirisë) nënshkruan një marrëveshje prej 16 faqesh që përshkruan përgjegjësinë, gabimet dhe lëshimet e qeverisë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related