Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, vihen nën hetim mjeku dhe infermieri Feb 23, 2024 | 13:30

Data

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht një mjek dhe një infermier pasi dyshohet se ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar.

drejtoria-e-policise-ne-elbasan-1024x576

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”, kundër paligjshmërive në fushën ekonomiko-financiare.

Ofronin shërbime kardiologjike në një klinikë private të paregjistruar, procedohen penalisht 2 shtetas me profesione mjek dhe infermier.

Si rezultat i kontrolleve në subjekte ekonomike, me qëllim goditjen e informalitetit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Elbasan zbuluan se në lagjen “Haxhias”, ofroheshin shërbime mjekësore në një klinikë private të paregjistruar në organet kompetente.

Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për mjekun dhe infermierin e klinikës, përkatësisht shtetasit A. Ç., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related