‘SHBA është bërë më e fortë’, Trump sfidon vendet kritike ndaj tarifave: Nëse nuk ju pëlqen, mos bëni biznes me ne

Data

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj vendeve që kritikojnë tarifat tregtare të vendosura nga SHBA, duke deklaruar se ata që i konsiderojnë ato si të padrejta “mund të zgjedhin të mos bëjnë biznes me ne”.

Në një deklaratë të dhënë nga bordi i avionit presidencial “Air Force One”, Trump theksoi se tarifat e reja “reciproke”, të vendosura për rreth 90 vende, janë bërë për të mbrojtur interesat e SHBA dhe për të forcuar ekonominë amerikane. Ai deklaroi se tarifat po sjellin “miliarda dollarë në ditë” në arkën amerikane dhe se këto politika e kanë bërë Amerikën “të fortë”.

Pak orë pas njoftimit të tarifave të reja, Trump postoi në platformën e tij “Truth Social” një pauzë 90-ditore me tarifa të reduktuara prej 10%, përjashtuar Kinën, ndaj të cilës mbetet në fuqi një taksë e rëndë prej 145% për shumicën e importeve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related