“Nuk tërhiqemi deri në dorëheqjen e Ramës”, Xhemaliaj: Protesta do të vijojë çdo ditë

Data

Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë, Ilir Xhemaliaj, deklaroi se lëvizja qytetare do të vazhdojë deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të klasës politike.

Në një lidhje televizive, Xhemaliaj u shpreh se protesta nuk synon vetëm largimin e kryeministrit, por edhe, sipas tij, përfundimin e modelit politik të ndërtuar gjatë tre dekadave të fundit.

“Deri në dorëheqjen e Ramës nuk tërhiqemi. Rama mbaroi, Berisha mbaroi. Ne kërkojmë ndryshimin e të gjithë kastës politike 30-vjeçare”, deklaroi ai.

Sipas Xhemaliajt, pesë kërkesat e protestës janë formuluar nga vetë qytetarët që marrin pjesë në tubime, ndërsa organizatorët kanë shërbyer vetëm për t’i artikuluar dhe bërë publike.

Ai e cilësoi protestën si një lëvizje me pjesëmarrje të gjerë qytetare, duke përmendur praninë e të rinjve, pensionistëve, punonjësve dhe përfaqësuesve të shtresave të ndryshme të shoqërisë.

Xhemaliaj tha gjithashtu se marshimet e përditshme do të vazhdojnë, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related