Dumani paralajmëron goditje të fuqishme në politikë dhe dosje të frikshme me bëmat e politikanëve të korruptuar…

Data

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka dhënë dje një paralajmërim të fuqishëm që ka tronditur skenën politike, teksa në tryezën e fundit institucionale, ai la të nënkuptohet se në duart e prokurorëve ndodhen dosje të frikshme që pritet të shpërthejnë së shpejti, duke goditur fort politikanë të korruptuar. Mesazh ky që tingëlloi si një kundërpërgjigje për ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, të cilët kërkuan më shumë “llogaridhënie” nga drejtësia e re. Dumani ishte i prerë: “Çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë funksionale të SPAK rrezikon balancën kushtetuese”.

Ndërkohë që Manja foli për një drejtësi që nuk duhet të jetë e vetëreferuar, Dumani tregoi qartë se prokurorët e SPAK veprojnë të pavarur dhe pa ndërhyrje hierarkike, përfshirë dhe vetë drejtuesin. Edhe Spiropali, ndonëse e njohu progresin, kërkoi reformim të mëtejshëm dhe e përshkroi drejtësinë si ende të papërkryer. Por Dumani nuk lëshoi terren, ku theksoi se drejtësia nuk ka nevojë për “këshilla politike”, por për mbështetje institucionale të bazuar në ligj dhe analiza objektive. Madje ai paralajmëroi se SPAK nuk do të ndalet, ndërsa të korruptuarit duhet të përgatiten për përballje të pashmangshme me drejtësinë. Pra kjo panoramë tregon se klima politike duket se po nxehet, ndërkohë që në horizont priten goditje, kërcitje prangash dhe arrestime “VIP” që mund të tronditin themelet e sistemit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related