Rama çon në Kushtetuese pezullimin e Belinda Ballukut – kundërshton vendimin e GJKKO, mes akuzave dhe tensioneve politike

Data

Ashtu siç deklaroi pak minuta më parë, Edi Rama nuk ka pritur më gjatë, por e ka dërguar çështjen ndaj Belinda Ballukut, në Gjykatën kushtetuese.

Sipas raportimeve, kryeministria ka dërguar në Kushtetuese pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.

Ram u shpreh pak më herët se do të kërkonin mbrojtjen e Ballukut në Kushtetuese teksa shtoi, se sa të ishte ai në pushtet nuk do të kishte akuza ndaj saj.

Ndërkohë kryedemokrati, Sali Berisha ka ngritur pretendime më herët se Balluku e ka kërcënuar Ramën që ta çojë vendimin në Kushtetuese ose do të tregojë në SPAK se në aferën e Llogarasë janë të përfshirë të dy.

Ditën e djeshme gjykata caktoi dy masa sigurie ndaj Ballukut. Pezullimin nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës si dhe ndalimin e daljes jashtë territorit të Shqipërisë.

Ndërsa ditën e nesërme në orën 9:00, Balluku pritet të dalë para GJKKO, në seancën e verifikimit të kushteve për masat e caktuara ndaj saj. Bashkë me të do të jenë edhe dy vartësit e saj, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Numri dy i qeverisë Rama, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në 31 tetor 2025 dhe akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “shkeljen e barazisë në tendera e ankande publikë” e kryer në bashkëpunim, në procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related