Kompania “AG.TCC” e ish-deputetit socialist dhe njëkohësisht bashkëshort i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, është vendosur nën sekuestro, për shkak të mos-shlyerjes së detyrimeve tatimore.
Në Tetor të vitit 2024, administrata tatimore ka depozituar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), “Vendosje të masës së sigurimit të detyrimit tatimor, mbi tatimpaguesin subjekti ‘AG. TCC’, pajisur me Nipt L52227046H”.

Shoqëria ka përfituar statusin e “investitorit strategjik” me firmën e kryeministrit Edi Rama për ndërtimin e një resorti turistik në bregun e Jalës, në Dhërmi, në mars të vitit 2021. Por, problemet penale që shoqëruan këtë inisiativë duket se kanë sjellë pasoja edhe në aspektin financiar të kompanisë.
Gazeta ka raportuar më herët se, edhe shoqëria e “kunatës” së Olta Xhaçkës, Tauni Liz Gryzc-Sutton, “AG.TCC Hotel Management”, e cila fitoi nga kryeministri Edi Rama të drejtën për shfrytëzimin 30-vjeçar të bregut para resortit të Artan Gaçit, pezulloiaktivitetin e saj.
