Kreu i Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, ka reaguar publikisht një ditë pas incidentit të dhunshëm ndaj tij, duke deklaruar se familja e tij ndodhet në gjendje paniku dhe duke akuzuar sërish anëtarin e Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku.
Në një intervistë televizive, Mehani tha se shqetësimi i tij më i madh mbetet gjendja emocionale e familjes dhe e fëmijëve të tij.
“Familja ime është në panik. Po mundohem ta qetësoj familjen time. Lëndimet që kam marrë janë të parëndësishme para familjes. Mendjen e kam te fëmijët”, u shpreh ai.
Ai tregoi se është përpjekur t’u shpjegojë fëmijëve situatën duke minimizuar ngjarjen.
“I kam thënë që kam goditur kokën me top, por ata nuk e besojnë”, deklaroi Mehani.
Zyrtari i LVV kritikoi gjithashtu institucionet e drejtësisë për mënyrën si po trajtohet rasti.
“Çfarë të presim nga një drejtësi ku nuk e kanë thirrur akoma z. Lushtaku?”, tha ai.
Mehani shtoi se nuk pret reagim nga Partia Demokratike e Kosovës ndaj figurës së Lushtakut dhe se shpreson që raste të tilla të mos përsëriten më.
“Ata janë e shkuara dhe shpresoj që rasti im të jetë i fundit. Brezat e rinj të mos e pranojnë”, deklaroi ai.
