Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, duke e dënuar me 3 vite e 1 muaj burg, dënimi i cili zbriti në 2 vite e 20 dite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Goro u dënua për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste dhe mosdeklarim pasurie.
Apeli konfiskon apartamentin rreth 81 m katrorë që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula.
