Lapaj ironizon opozitën: “Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh”

Data

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke vënë në dyshim efektivitetin e saj.

Lapaj u shpreh se beteja e vërtetë nuk është dalja në shesh për disa orë, por qëndresa e pandërprerë deri në arritjen e objektivit politik.

“Shumë demokratë më thanë: ‘Ejani bashkohuni me ne’, por nëse bëhet fjalë për të qëndruar në shesh dhe për ta detyruar Edi Ramën të tërhiqet, jemi dakord. Nëse bëhet fjalë për t’u larguar pas dy orësh, këtë nuk e bëjmë,” deklaroi ai.

Sipas Lapajt, përmes qëndresës së vazhdueshme po mbahet gjallë çështja në arenën ndërkombëtare dhe po rritet presioni ndaj aktorëve të tjerë opozitarë për t’u bashkuar në një front më të fortë.

Deklarata e tij vjen në një moment të tensionuar politik, me debate brenda dhe jashtë opozitës për strategjinë e protestave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related