Lëvizja Bashkë takim me banorët e “Ali Demit”: Nevojë e madhe për ndryshim

Data

Lëvizja Bashkë e udhëhequr nga Arlind Qori ka vijuar takimet elektorale në Tiranë.

Pavarësisht kushteve të vështira të motit, qytetarët e lagjes së Ali Demit iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta të qytetit dhe të vendit.

Qytetarët u treguan aktivistëve të Lëvizjes Bashkë nevojën e madhe historike e shoqërore për ndryshim: një shtet kompetent me institucione të fuqishme e të pavarura për të luftuar korrupsionin; të drejta në punë e pensione dinjitoze; sipërmarrje e lirë në vend të oligarkisë grabitqare; strehim i përballueshëm dhe infrastrukturë moderne.

Lëvizja Bashkë shprehet në një postim në Facebook se të gjitha këto aspekte janë jo vetëm pjesë e programit të Lëvizjes BASHKË, por edhe udhërrëfyes konkret i veprimtarisë së tyre brenda Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

ASGJË S’MUND TË NA NDALË

Pavarësisht rreshjeve të shiut, qytetarët e lagjes së Ali Demit iu përgjigjën thirrjes së Lëvizjes BASHKË për të diskutuar mbi problemet e përbashkëta të qytetit dhe të vendit. Të rinj e pensionistë, profesionistë e punëtorë ngritën zërin bashkë me përfaqësuesit e Lëvizjes BASHKË për varfërinë, korrupsionin, degradimin e shërbimeve publike dhe padrejtësitë e shumanshme.

Folësit e shumtë theksuan nevojën e madhe historike e shoqërore për ndryshim: një shtet kompetent me institucione të fuqishme e të pavarura për të luftuar korrupsionin; të drejta në punë e pensione dinjitoze; sipërmarrje e lirë në vend të oligarkisë grabitqare; strehim i përballueshëm dhe infrastrukturë moderne.

Të gjitha këto aspekte janë jo vetëm pjesë e programit të Lëvizjes BASHKË, por edhe udhërrëfyes konkret i veprimtarisë sonë brenda Kuvendit të ardhshëm të Shqipërisë.

Faleminderit bashkëqytetarë!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related