“Po s’i solla, shkoj në polici”/ Vazhdon saga e mashtruesit që mori 5 milion lekë për një stallë

Data

Më 14 janar 2025 emisioni “Stop” transmetoi problemin e qytetarit Aleko Dalla nga Durrësi, i cili tregonte se në vitin 2024 i kishin prezantuar Elton Jahon. Ky i fundit kishte thënë se punonte në Ministrinë e Bujqësisë dhe kërkonte të investonte në një stallë sipas një fondi që jepte Bashkimi Evropian. Fondi ishte 420 milionë lekë të vjetra dhe Elton Jaho do të merrte 25% të shumës. Premtoi se do të legalizonte tokën për të cilën mori 1 milionë e 500 mijë lekë.

Më pas nxori një problem me tokën dhe kërkoi edhe 1 milionë e 300 mijë lekë. Çdo gjë ishte në rregull vetëm se Aleko duhet të priste. Ndërkohë që stalla duhet të merrte rrugë, Eltoni i premtoi t’i fuste vajzën në punë në bashkinë e Tiranës dhe kërkoi sërish 1 milionë e 200 mijë lekë për të bërë disa “dhurata”.

Meqë nuk po bëhej asgjë, qytetarit i filluan dyshimet dhe i kërkoi paratë mbrapsht. Elton Jaho premtoi se do ia kthente 5 milionë lekë, por njëherë i tha se i ka vdekur një i afërm e herën tjetër, se ishte i sëmurë me tumor.

Pas shumë peripecive, gazetarja e “Stop” e gjeti Elton Jahon shëndoshë e mirë, por ai vijoi avazin e premtimeve pa kthyer paratë.

Elton Jaho: Lashë edhe një afat me Alkon, tani për dy javë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related