Aksident i rëndë/ Makina humb kontrollin dhe përplaset me disa pemë, shoferi braktis makinën e largohet nga vendngjarja

Data

Një aksident  u shënua pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit në Pogradec.

Një mjet tip benz drejtuesi i të cilit është larguar nga vendngjarja ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me disa pemë dekorative dhe në fund një shtyllë ndriçimi publik.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka lënë mjetin dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në zonë mbërriti patrulla e policisë rrugore e cila nisi hetimet identifikimin e drejtuesit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related