Noka shkul mikrofonin e Sekretariatit të Etikës! Bushka: Ik qërohu!

Data

Opozita ka bllokuar mbledhjen e Sekretariatit të Etikës ku po shqyrtohej kërkesa e socialistëve për përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike nga aktivitetet parlamentare.

Mbledhja nisi me tensione pas demokratët kërkuan që nga mbledhja të përjashtoheshin efektivët e Gardës që ishin prezent në sallë.

“Garda jashtë” u shpreh Flamur Noka me tone të ashpra.

Por pas debateve me Klotilda Bushkën, Noka ka shkulur mikrofonin e kryetares së Sekretariatit të Etikës. Debati ka vijuar me tone të ashpra, ndërkohë që Bushka është detyruar të ndërpresë mbledhjen.

Mazhoranca kërkoi përjashtimin e deputetëve kundërshtar një ditë pas seancës së tensionuar të hënën në Kuvend, ku opozita dogji një pjesë të karrigeve, si dhe bllokoi foltore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related