Pasi ndërpreu mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku PS do ndëshkonte 24 deputetet e opozitës për djegien e karrigeve dhe trazirave në Parlament, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se PD nuk njeh asnjë vendim ndaj tyre dhe do të marrin pjesë në seancën e radhës Parlamentare, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme.
Deklarata:
Noka: Kjo është fytyra e këtij regjimi, bandë hajdutësh. Mendojnë se me kërcënime të tilla dhe duke shfryrë duf dhe mllef ndaj opozitës mund ta intimidojnë. Kurrë nuk kanë për t’ja arritur, ka mbaruar ajo ditë kur bënin ctë donin më opozitën.
Opozitën do ta kenë përballë në mosbindje civile. Ne datë 7 në orën 18:00 në Tiranë, e gjithë Shqipëria në Tiranë, mosbindje civile për t’i dhënë rrugë qeverisë teknike dhe kjo Shqipëri të shpëtojnë nga çeta e hajdutëve dhe t’i kthehet demokracisë.
