Reperi i njohur Noizy dhe babai i tij, Bashkim Rajku, janë paraqitur këtë të martë në GJKKO në kuadër të procesit gjyqësor ndaj Laert Haxhiu.
Sipas raportimeve, ata janë mes rreth 60 dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja e Haxhiut, i cili po gjykohet si drejtues i një grupi kriminal të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasje, atentate, shpërthime me tritol dhe grabitje me armë.
Paraqitja e tyre lidhet me episodin e shpërthimit me tritol në biznesin e Noizy-t në Durrës.
Avokatët e Haxhiut kanë kërkuar që në cilësinë e dëshmitarëve të dëgjohen edhe Bashkim Rajku, si dhe Cllevio, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmetaj.
