Lefter Maliqi akuza ndaj KQZ për zvarritje të çështjes së mandatit të kryebashkiakut të Kuçovë

Data

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovë, Lefter Maliqi, ka akuzuar KQZ për zvarritje të procedurave lidhur me mandatin e kryebashkiakut aktual, Kreshnik Hajdari.

Nga ambientet e KQZ-së, Maliqi deklaroi se çështja po vonohet padrejtësisht, ndonëse sipas tij ekzistojnë vendime gjyqësore që kërkojnë veprim të menjëhershëm në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Ai pretendoi se dosja ka kaluar në disa shkallë gjyqësore dhe se Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendime që, sipas tij, i hapin rrugë KQZ-së për të marrë masa urgjente për heqjen e mandatit të Hajdarit.

Maliqi akuzoi kryebashkiakun se mban një “mandat të grabitur” dhe pretendoi se ligji për dekriminalizimin nuk është zbatuar. Ai kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Hajdarit dhe deklaroi se beteja e tij është njëkohësisht ligjore dhe morale.

Sipas tij, çështja duhej të ishte trajtuar me përparësi nga institucionet përgjegjëse.

“Ne kërkojmë të zbatohet ligji. Ai duhej të ishte shkarkuar me kohë”, deklaroi Maliqi, duke shtuar se synon që qytetarët e Kuçovës të marrin, sipas tij, “fitoren e merituar” në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related