“Një ditë e zezë për Maqedoninë!”/ Kryeministri i RMV-së reagon për tragjedinë në Koçan: Do ju informoj në vijimsi

Data

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski e ka cilësuar një ditë të trishtueshme për vendin ngjarjen tragjike në diskotekën në Koçan, ku për shkak të një zjarri mbetën viktimë mbi 50 të rinj.

“Kjo është një ditë e vështirë dhe shumë e trishtueshme për Maqedoninë! Humbja e kaq shumë jetëve të të rinjve është e pariparueshme, dhe dhimbja e familjeve, njerëzve të dashur dhe miqve është e pamatshme. Në këto momente trishtimi të thellë, mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre. Të lënduarve ju uroj shërim të shpejtë, ndërsa familjeve të të ndjerit forcë për ta përballuar këtë humbje të paimagjinueshme”, ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski në Facebook.

Kryeministri Mickoski u bën thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të marrin masa urgjente për të ndihmuar të lënduarit dhe për të mbështetur familjet e prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related