Kina dënon sulmet ndaj Iranit: Shkelje e sovranitetit dhe e Kartës së OKB-së

Data

Kina ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit mbi Iranin, duke i cilësuar ato si një shkelje flagrante të sovranitetit të një shteti të pavarur dhe të parimeve themelore të Kartës së OKB-së.

Ministria e Jashtme kineze deklaroi se veprimet ushtarake përbëjnë cenim të rendit ndërkombëtar dhe nxitje të destabilitetit në rajon. Ministri i Jashtëm Wang Yi, në një bisedë telefonike me homologun rus Sergei Lavrov, theksoi se “vrasja e hapur” e një lideri shteti sovran dhe thirrjet për ndryshim regjimi janë të papranueshme.

Sipas raportimeve, edhe Rusia ka mbështetur qëndrimin e Pekinit, ndërsa reagime të forta kanë ardhur edhe nga Koreja e Veriut, e cila i cilësoi sulmet si “akt të paligjshëm agresioni”.

Pekini ka bërë thirrje për rikthim në dialog dhe për respektim të së drejtës ndërkombëtare, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i konfliktit rrezikon stabilitetin global.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related