Protestues në Dublini dhe qytete të tjera të Irlanda kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe traktorë, duke protestuar kundër rritjes së çmimeve të karburanteve.
Aksioni ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në qarkullimin rrugor dhe transportin publik, ndërsa protestat kanë vijuar për të dytën ditë radhazi. Në protesta marrin pjesë kryesisht transportues dhe fermerë, të cilët kërkojnë masa më të forta nga qeveria për të përballuar kostot e larta.
Protestuesit janë shprehur se paketa prej 250 milionë eurosh e qeverisë për uljen e përkohshme të taksave mbi karburantet nuk është e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve, të ndikuara nga tensionet në Lindjen e Mesme.
Nga ana tjetër, kryeministri Micheál Martin deklaroi se qeveria respekton të drejtën për protestë, por nuk do të tolerojë bllokimin e rrugëve kryesore dhe paralizimin e qytetit.
Autoritetet nuk kanë pranuar kërkesën e protestuesve për takim, duke theksuar se dialogu po zhvillohet me përfaqësues zyrtarë të sektorëve përkatës.
