Tragjedia e diskotekës në Maqedoni, familjarët në panik kërkojnë informacione në rrjetet sociale (Foto)

Data

Disa nga familjet e të rinjve që ndodheshin në diskotekën “Pulse” të Koçanit, ku raportohet se kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe janë plagosur qindra të tjerë, po postojnë foto të të afërmeve të tyre dhe numrat e celularëve, në mënyrë që nëse dikush i sheh, t’i informojë se ku ndodhen dhe nëse janë shtruar në spital.

Nuk dihet saktë numri i të plagosurve, por mediat raportojnë se bëhet fjalë për të paktën 100 të lënduar, një pjese prej të cilëve po marrin mjekim në Shkup.

Këtë mëngjes, shumë njerëz shkuan në vendin e ngjarjes. Disa në kërkim të familjarëve të tyre, pasi nuk e dinë nëse janë gjallë apo të vdekur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related