Një apartament çon familjarisht në burg ish-zv.kryeministrin e Italisë, ja si modeli amerikan do dërgojë në qeli Sali Berishën, Ilir Metën, politikanë dhe oligarkë, zbardhet rruga që po ndjek SPAK

Data

Gianfranco Fini, ish-udhëheqësi i Aleancës Kombëtare dhe ish-zëvendëskryeministër, u dënua me dy vjet e tetë muaj burg për pastrim parash. E gjithë çështja ka të bëjë me shitjen e një apartamenti në Monako që fillimisht i përkiste pronave të partisë “Aleanca Kombëtare”, ndaj një kompanie që dyshohet se ka lidhje me vëllain e ish-partneres të Finit. Ish-partnerja e Gianfranco Finit, Elisabetta Tulliani u dënua me 5 vjet burg, ashtu si babai i saj, ndërsa vëllai i saj, Giancarlo, u dënua me 6 vjet heqje lirie. Historia e apartamentit në bulevardin “Princesse Charlotte 14” në Monte Carlo daton në vitin 2008. Mediat italiane thonë se prona është blerë për një shumë të vogël prej 300 mijë eurosh nga Giancarlo Tulliani, vëllai i Elisabettës, ortakut të Finit. Shitja kryhet nga Printemps, një kompani off-shore që i atribuohet Tullianit, i cili më pas, disa muaj më vonë, i ‘shet’ apartamentin për 330 mijë euro një kompanie pranë motrës së tij Elisabetta, Timara. Hulumtimet e mëvonshme tregojnë se Giancarlo Tulliani ishte në fakt pronari i mini-apartamentit i cili më pas, në vitin 2015, do t’i shitet për rreth një milion e 250 mijë euro një blerësi të panjohur. Pra mjaftoi pastrimi i parave me një apartament që çoi familjarisht një familje “VIP” në burg? Po në Shqipëri?  Mjafton që të shohësh stilin e politikanëve e oligarkëve me pasuritë e patundshme me vila në bregdet, si jetojnë, ku jetojnë dhe ku shkollohen fëmijët e tyre dhe del menjëherë në përfundime se 90 % e tyre është për burg.

Modeli amerikan

Gjithë këto vite, politika, institucione të kontrolluara prej saj dhe drejtësia e vjetër, kanë qenë bashkë duke shpëtuar pasuritë e tyre të paligjshme. Të gjithë kanë menduar se do t’ia hedhin paq, pasi kanë besuar se i kanë eliminuar të gjitha provat në aferat e tyre. Por është pasuria, elementi që pritet të fundosë politikanë e oligarkë. “Follow the Money”, kjo është skema amerikane që po ndjek SPAK, si udhërrëfyes në luftën kundër pasurisë së paligjshme. Ishte i njëjti model që fundosi  ish-ministrin socialist Arben Ahmetaj. E njëjta skemë po përdoret për të shkatërruar plotësisht dhe familjen “Meta”-“Berisha”, ku bashkë me ta do të shkatërrohen gjithë bashkëpunëtorët e tyre për vendosjen e pasurive të pista. Hapi tjetër i SPAK-ut do të jetë të godasë të gjithë rrethin e afërt të Berishës e Metës dhe paratë që financojnë aktivitetin e tij, ashtu siç ia “thanë” gjithë pasuritë Ahmetajt që i kishte fshehur tek të familjarët e tij. Prokurorët e SPAK janë asistuar gjithë këto kohë nga agjentë të FBI, si edhe ekspertë të fushës që bënë të mundur zbulimin e provave që Berisha e Meta kanë tentuar t’i groposin. Tani do të fillojë tmerri dhe “ditët e zeza” për familjet e tyre, pasi skaneri i pasurive të pajustifikuara të tyre do të zgjerojë rrethin edhe tek biznesmenët, oligarkët, si edhe personazhe nga showbizi që i kanë përdorur gjithë këto vite për të kamufluar pasuritë e tyre.  Përgjatë viteve të dinastisë së babait të tyre, dy fëmijët e Sali Berishës kanë grumbulluar një pasuri përrallore dhe perandorake, e cila nuk justifikohet kurrsesi me të ardhurat e tyre të ligjshme dhe të deklaruara. Gazeta “SOT” ka denoncuar gjithë këto vite zyrat e reja të Sali Berishës, Shkëlzenit dhe Argitës, për justifikimin e të cilave do të duhej buxheti i një ministrie. Vilat në Farkë, rezidencat në Gjirin e Lalzit, zyrat e reja tek Liqeni Artificial, dhjetëra apartamente në Tiranë, dhjetëra llogari bankare etj., janë vetëm një pjesë e pasurisë së fëmijëve të Sali Berishës, të cilët nuk kanë asnjë biznes të deklaruar për të justifikuar pasurinë që posedojnë. Nga ana tjetër, fakti, se si dy persona, Ilir Meta, që ka mbajtur poste të ndryshme shtetërore dhe Monika Kryemadhi si deputete, vetëm me pagat e tyre, u shndërruan në miliarderë, në vendin më të varfër në rajon, mbetet i dyshimtë. Hetimet e thelluara të SPAK në familjet e tyre pritet të shkaktojnë “tërmet” në politikën shqiptare duke krijuar një efekt domino

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related