Xhelal Mziu ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara në media, të cilat i përkasin sherrit të regjistruara ditën e djeshme në fshatin Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhelal Mziu shprehet se nuk është ai në video, por Jeton Dani, babai i kandidatit për deputet të PS-së Murat Dani, i cili ushtron ndaj kreut të PD-së Bulqizë, Shaqir Manjanit.
Sipas deputetit demokrat, dhuna barbare e Jeton Dani dhe zyrtarëve të tjerë socialisët nuk ka kursyer as kreun e FRPD-së. Sipas Xhelal Mziu, Policia nuk ka pranuar kallëzimin ndaj Jeton Danit.
Xhelal Mziu i bën apel SPAK-ut që të marrë menjëherë masa për ndalimin e dhunuesve, vendosjen e tyre përpara ligjit, bashkë me autorët e manipulimit të provave për përfitime politike.
Kujtojmë se në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
