’21 Janari’, kryeministri Rama: Fajtorët i nxjerr drejtësia, jo qeveria, e kam me të vërtetë, ose s’do kishte SPAK fare

Data

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar komunikimin e tij virtual me qytetarët në rrjetet sociale, duke u ndalur në temën e drejtësisë së re në Shqipëri. Ai theksoi se, për më shumë se pesë vjet, qeveria ka mbajtur një “heshtje strategjike” për të mbështetur institucionet e reja të drejtësisë dhe për të shmangur çdo lloj presioni mbi to.

Kjo periudhë, sipas Ramës, ka ndihmuar në krijimin e një vetëbesimi te pavarësia e këtyre institucioneve, dhe tani ka nevojë për tu fokusuar te standardet, cilësinë dhe respektimin e lirive dhe të drejtave.

Duke iu referuar çështjes së 21 janarit, ku u vranë katër protestues gjatë një demonstrate në vitin 2011, Rama theksoi se përgjegjësia për identifikimin dhe ndëshkimin e fajtorëve i takon SPAK-ut dhe GJKKO-së, dhe jo qeverisë. Ai shtoi se beson fort në punën e drejtësisë dhe se, pa angazhimin e tij dhe të Partisë Socialiste, SPAK nuk do të ishte krijuar fare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related