Fundoset familja “Berisha” dhe krushqia e tij, pas Malltezit merret i pandehur dajë Xhimi, ja personi që i “groposi”…

Data

Familja “Berisha” dhe krushqia e saj duket se po kalojnë një periudhë të vështirë pas zhvillimeve të fundit që kanë ardhur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Dy ditë më parë SPAK mori zyrtarisht të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën korrupsion pasiv dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, që e akuzon për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash” sa i takon aferës së dosjes “Partizani”. Por pas akuzave të rënda për çiftin Berisha-Malltezi, tani është radha e Fatmir Bekteshit dhe Xhimi Begejës (daja i Malltezit) për të dhënë llogari para Prokurorisë Speciale sa në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani” që u pasua me ndërtimin e 19 kullave dhe dhënien e një fitimi të paligjshëm prej 5.4 mln euro dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi.

Dy prokurorët e dosjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai u komunikuan dje akuzën biznesmenit Xhimi Begeja, një nga trashëgimtarët e tokës dhe ortaku i Jamarbër Malltezit si dhe Fatmir Bektashit ndërtuesit të kullave, i cili dyshohet se ka fundosur me fakte familjen “Berisha” gjatë dëshmisë që ka dhënë në SPAK për dosjen “Partizani”. Për ndërtuesin Fatmir Bektashi i janë komunikuar akuzat “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Ndërsa për Xhimi Begeja është marrë i pandehur për “pastrim parash”, emër i dalë gjatë mbledhjes së provave nga dy prokurorët e posaçëm. SPAK përmend se shoqëria ndërtuese ”Kontakt” e administruar nga Bektashi sponsorizoi vizitën e një këngëtari italian të njohur gjatë fushatës së 2013 te Partia Demokratike, duke e konsideruar këtë si një akt ndikues.

Xhimi Begeja ka qenë pjesë e hetimeve, por nuk është hetuar në masë sigurie, ndërsa Fatmir Bektashi është hetuar nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje” . Të dy biznesmenët u paraqitën në SPAK së bashku me avokatët e tyre për t’u njohur me akuzën dhe provat dhe kanë 10 ditë afat për të paraqitur kundërshtitë e tyre për akuzat. Pasi dolën nga SPAK, asnjëri prej biznesmenëve nuk pranoi të jepte prononcim për median.

Begeja ortaku i Malltezit

Sipas dëshmisë së Fatmir Bekteshit (e dhënë më Tetor 2023 në SPAK), Begeja ishte aksioner me 60% te kompania “Homeplan” bashkë me Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas dosjes së SPAK në vitin 2018, Jamarbër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar dhe vendimmarrjen e asamblesë ku Fatmir Bektashi iu shet atyre në një vlerë qesharake përkatësisht Jamarbër Malltezit 35.000 lekë aksionet në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lekë aksione në masën 25% në nje shoqëri e cila ka një kapital 100.000 lekë dhe ndërmerr realizimin e një vepre mbi 20 milionë dollarë.

Dosja

Kompleksi sportiv ‘Partizani’ me 26 mijë metër katrorë, pronë e ushtrisë, u zëvendësua brenda pak vitesh nga një kompleks pallatesh me 19 kulla, për të cilin prokurorët thonë se iu hap rruga përmes korrupsionit pasiv e aktiv nga Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi. Jamarbër Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i terreneve dhe objekteve sportive, nga ndryshimi i destinacionit nga zona sportive në zona banimi. Malltezi akuzohet nga SPAK se ka përfituar shuma të konsiderueshme në cilësinë e investuesit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar në të, si dhe përfitime të marra para se të deklarohej si bashkortak në këtë shoqëri. Në 22 tetor SPAK tha se përfitimi i Jamarbër Malltezit ka qenë 5.4 milionë euro. Ndërsa Fatmir Bektashin dhe Xhimi Begeja u ngrit akuza për pastrim parash. Duket që kanë ndihmuar Malltezin përmes veprime financiare, transaksione të copëzuara, apo në cash, kanë ndihmuar për të fshehur origjinën dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme të ardhurat miliona euro.

Hetimet vijojnë

Tashmë dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë përpiluar një dosje prej 500 faqesh. Ndërsa hetimet vijojnë qoftë dhe për pritjen e kundërshtimeve që do të bëjnë avokatët në mbrojtje të klientëve, si dhe do të kryhen verifikime të tjera. Prokurorët e SPAK kanë afat deri më 2 tetor për dosjen kur dhe do të marrin vendim. Nëse do e dërgojnë dosjen në gjykatë për këta 4 të pandehur, apo ka dhe të tjerë dhe nëse dosjes do i bashkëngjitet hetimi pasuror.

Dosja “Partizani”, të pandehur deri tani

1. Ish-kryeministri Sali Berisha – akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2. Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit- akuzohet për “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal

3. Fatmir Bektashi – Ndërtuesi akuzohet “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal

4. Xhimi Begeja- Ortaku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i “Homeplan’” akuzohet për “Pastrim Parash”

Detaje nga dëshmia e Fatmir Bektashit në SPAK

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related