Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar vendimin e Donald Trump për të bllokuar fondet amerikane për vendet e huaja, duke e mbështetur këtë veprim si një masë e drejtë për taksapaguesit amerikanë.
Sipas Spahiut, shumë nga këto fonde shpenzohen për gjëra që nuk u hyjnë në punë qytetarëve amerikanë, ndërsa theksoi se SPAK nuk varet nga këto financime, pasi funksionon kryesisht me fondet e taksapaguesve shqiptarë
Ai shtoi se nëse fondet amerikane do të riktheheshin, vetëm një pjesë e vogël e tyre mund të përdoreshin për institucionet shqiptare të drejtësisë, duke nënvizuar se SHBA mbështet sektorë të caktuar për interesa të saj strategjike, si lufta kundër korrupsionit dhe terrorizmit.
