“E ka futur veten në ngërç të madh”- Analisti Baçi si një intelektual me permasa botërore 🤣🤣🤦🤦analizon protestën e opozitës para PE: Paradoks i madh! Nëse të ndjekin shqiptarët, ndërkombëtarët dëgjojnë

Data

Analisti Agim Baçi e ka cilësuar protestën e opozitës para Parlamentit Europian paradoksale. Sipas tij për të informuar ndërkombëtarët në lidhje me situatën politike në Shqipëri ka shumë mënyrë të tjera.

“Opozita ka shumë arsye për të protestuar, por nëse të ndjekin shqiptarët për të protestuar, ndërkombëtarët të dëgjojnë. Të shkosh në Strasburg është paradoks i madh”, tha ai.

Baçi, në studion e emisionit “Open” deklaroi se është tejet e pakuptueshme sesi deputetët e opozitës i kanë sqaruar eurodeputetëve në Strasburg që SPAK është institucion kriminal në një kohë që PE, KE dhe institucionet e tjera ndërkombëtare e mbështesin.

“Që të informohen ndërkombëtarët mund të ketë rrugë pafund. Është tejet e pakuptueshme si mund të shkosh në Strasburg dhe si mund tua kenë shpjeguar se SPAK është kriminal, kur PE, KE, etj, mbështesin SPAK.

Ky paradoksi sesi mund tu thuash që mbështet një institucion  kriminal, ka qenë një përgjegjësi të madhe. Nuk kam parë asnjë njoftim zyrtar nga ndërkombëtarët për një takim me delegacionin shqiptar. Kjo e fut  një ngërç shumë të madh opozitën.

Opozita ka shumë arsye për të protestuar, por nëse të ndjekin shqiptarët për të protestuar, ndërkombëtarët të dëgjojnë. Të shkosh në Strasburg është paradoks i madh”, tha Baçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related