Sa do rriten detyrimet e taksës së ndërtesës për pronarët e parkimeve e bodrumeve në rrethe

Data

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe, përveç detyrimeve për taksën e ndërtesës të familjarëve dhe bizneseve pritet të sjellë edhe shtrenjtimin e detyrimeve për taksën edhe për pronarët e parkimeve të mbyllura dhe bodrumeve.

Në taksimin për ndërtesat, në metodologjinë e miratuar në vitin 2018 nga qeveria ku vlera e ndërtesës llogaritet bazuar mbi çmimet e referencës së apartamenteve, përfshiu për taksim edhe garazhet dhe bodrumet e mbyllura.

Referuar metodologjisë për llogaritjen e taksës së ndërtesës, shkalla e taksës për garazhet dhe bodrumet në nivel kombëtar është 0,2% e vlerës së pasurisë së paluajtshme që taksohet. Ndërsa çmimi për metër katror sipërfaqe ndërtimi për parkim të mbuluar dhe bodrume është 70% e çmimit të sipërfaqeve të apartamenteve të banimit sipas qyteteve. Pra vlera e një garazhi të mbyllur apo bodrumi llogaritet me 70% e çmimit të çmimit të referencës së apartamenteve të banimit sipas zonave kadastrale të qyteteve.

Monitor ka llogaritur detyrimin e ri për taksën e ndërtesës të një pronari garazhi të mbyllur apo bodrumi me sipërfaqe 50 m2 për 119 zonat e reja kadastrale në rrethe. Aktualisht rrethet janë të ndara secili qytet vetëm në 1 zonë kadastrale. Me çmimet e reja propozohen shtimi i disa zonave të reja. Çmimet e reja të referencës në rrethe të propozuara nga Ministria e Financave parashikohet të nisin zbatimin nga 1 janari 2026.

Rritja e detyrimeve për pronarët e garazheve dhe bodrumeve në rrethe pritet të variojë nga 0.2% deri në 196%, në të njëjta vlera që pritet të ndryshojnë edhe çmimet e reja të referencës në rrethe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related